Telegrafi

Strauss Kahn mund të lirohet

Lajmin e bën të ditur “New York Times”, sipas të cilës bëhet fjalë për “falsitete” që nuk kanë të bëjnë me agresionin, por me jetën e saj private.

Hetuesit, pas aktit të dyshuar të dhunës seksuale në hotelin “Sofitel”, kanë kontrolluar të kaluarën dhe sjelljen e kamerieres. Duke mbajtur nën kontroll telefonin e saj, ata kanë kapur një bisedë mes kamerieres dhe një të burgosuri, të zhvilluar në vigjiljen e një depozitimi të rëndësishëm financiar.

Dy personat kanë diskutuar për avantazhet e mundshme në denoncimin e ish-presidentit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. I burgosuri, i lidhur me trafiqe droge, duke filluar nga vitit 2009 ka bërë në bashkëpunim me persona të tjerë depozitime për gruan afrikane që kapin shifrën e 100 mijë dollarëve.

Gjatë ditës së sotme është parashikuar një takim mes prokurorëve të çështjes dhe avokatëve të Strauss Kahn, ku pritet që zyrtarët të lehtësojnë masat e lirisë së përkohshme ndaj ish-kreut të FMN-së. /Telegrafi/