Telegrafi

Stratos Koukoulekidis i Bashkimit: Luajtëm mirë ndaj ekipit më të mirë në Ligën Ballkanike

Stratos Koukoulekidis bashkimi

Trajneri i prizrenasve, Stratos Koukoulekidis, në debutimin e vështirë në kuadër të Ligës Ballkanike ka pësuar humbje.

Në duelin e zhvilluar në “Sezai Surroi”, ekipi prizrenas pësoi me rezultat 75-91 nga kundërshtari nga Gjevgjelia e Maqedonisë,  KK Blokotehna.

Mirëpo, ai ka thënë se me punë do të arrihet edhe fitorja, pasi që këto janë ditët e para të tija në ekip.

“Luajtëm mirë ndaj ekipit më të mirë në BIBL”, ka thënë fillimisht Koukoulekidis.

“Besoj se me kalimin e kohës do të luajmë edhe më mirë dhe do të arrijmë te fitoret. Ka pak ditë që kam arritur te Bashkimi, ndërsa Blokotehna është favorite për të fituar titullin këtë stinor,” ka shtuar ai.

Deri tash, Bashkimi ka shënuar vetëm dy fitore këtë stinor në BIBL, ndërsa ka regjistruar pesë humbje. Xhiron që vjen, Bashkimi e pret Tiranën në Prizren. /borozani/