Aleksandar Vuçiq, e di mirë se çfarë është strategjia – është 47-vjeçari që dikur ishte kampion i kryeqytetit serb si pionier në shah.
“Kur kam qenë i ri në ushtri kërkoja kundërshtarë për të lozur shah dhe nuk gjeja rivalë të denjë, ndaj luaja me shqiptarët sepse ata kanë qenë lojtarë të mirë”, ka thënë Vuçiq.
Nga Fakulteti i Drejtësisë, ka qenë për vite të tëra si i ri, sekretar i Partisë Radikale të Serbisë.
Vuçiq arriti të bëhej ministër për informim dhe mediat ia kujtojnë shpesh kohën e bombardimeve, kur thuhet se censuronte shtypin.
Vuçiq braktisi ish-shefin radikal, Vojisllav Sheshel dhe krijoi Partinë Përparimtare të Serbisë.
Pushteti erdhi më vonë dhe Vuçiq fillimisht ishte ministër i mbrojtjes. Zgjedhjet e radhës i dhanë kryeministrinë dhe krijoi lidhje me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Lidhjet ishin të forta edhe me Rusinë dhe përkundër sanksioneve të Bashkimit Evropian, Vuçiq e refuzoi një gjë të tillë.
Ka pritur e takuar udhëheqës shtetesh të ndryshme, ka bërë hapa që në Serbi dukej se nuk kishte lëvizje dhe në Kosovën ka ngritur marrëdhëniet, por duket se hendeku është i madh.
Sinjale tensionuese kanë qenë marrëdhëniet e Beogradit me Zagrebin e Sarajevën. Lëvizjet e tij në një transformim total, i sigurojnë Vuçiq 5 vjet në presidencë.
Shihet si person i vështirë, por që insiston se ka ndryshuar. E krahasojnë shpesh me Zoran Gjingjiç, kryeministrin e dikurshëm dhe me Titon për shkak të politikës së tij të balancuar me të gjithë. Nga shahu e deri tek presidenca. /tch/