Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 88-të të rregullt të saj. Në propozimi e sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, në seancë do të rishikohet strategjia e propozuar për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, me planin aksional 2018-2020.
Ministrat sot do të debatojnë dhe për informimin e planit aksional kombëtar për hapjen e partneritetit me qeverinë me propozimin e planit aksional kombëtar për partneritet të hapur me qeverinë 2018-2020.
Me propozimin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, pjesë e pikave në seancë është edhe propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.
Në rend të ditës është edhe propozimi ligji për blerjet publike, të propozuara nga ministri për financa, njoftojnë nga qeveria.
Gjithashtu në seancë sot do të debatohet edhe për informacionin nga Ministria e Shëndetësisë, me planin aksional për shëndet seksual dhe riprodhues 2019-2020.
Seanca e 88-të e Qeverisë së Republikë së Maqedonisë punimet do t’i fillojë në orën 12:00. /Telegrafi/