Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) dhe do të merr më shumë kompetenca nëse miratohet strategjia për reforma në sistemin gjyqësor.
Sipas draft-versionit prokurorja Katica Janeva do të vazhdojë të punojë me materialet e përgjuara në kuadër të PTHP-së, ndërsa përveç kësaj do të merr edhe lëndët në të cilat ka afera të korrupsionit të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Por, për t’u miratuar këto ndryshime ligjore është e nevojshme vota e dy të tretave të deputetëve në Kuvend. Kjo do të thotë se për këto ndryshime duhet edhe mbështetja e deputetëve të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/