Site icon Telegrafi

Strategjia për ekonominë e gjelbër, Kurti: Kosova qëndron krahas shteteve evropiane

Foto: Arkiv

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimit e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave përmes të cilave në thelb synohet tranzicioni i drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme.

Kurti konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë” ka theksuar se koncepti i qëndrueshmërisë është në qendrën e pothuajse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojnë e po i miratojnë.

“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimit të strategjive dhe në zhvillimin e miratimin të politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme. Përmes tyre synojmë të adresojmë sfida mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithë përfshirje. Koncepti i qëndrueshmërisë është në qendrën e pothuajse të të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë. Gjatë gjysmës së parë të mandatit të qeverisë jemi fokusuar në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike.

Përmes politikave gjithëpërfshirëse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar t’i aplikojmë do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmirësim të dukshëm në mirëqenie, qasje në punësim, arsim e shëndetësi energji e shërbime të tjera”, tha Kurti.

Mes tjerash, ai shtoi se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një përqind sa ishte kur filluan mandatin, në 11 për qind. Kurti tha se synimi qeverisë është që pesë vitet e ardhshme të kenë shtatë kryeqendra me impiante.

Përfaqësuesi i Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se BE është e gatshme për të përkrahur Kosovën që të ketë zhvillim të qëndrueshëm.

“Është e rëndësishme që të kemi një eko-sistem të qëndrueshëm, porse ambienti kërkon punë e përkushtim të plotë. Kuptojmë se për të arritur këto qëllime na duhet edhe bashkëpunim. Dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm për të përkrahur Ballkanin Perëndimor e Kosovën që të ketë zhvillim të qëndrueshëm”, tha Szunyog.

Ambasadori gjerman Jörn Rohde është shprehur se Kosova është ngritur në nivel më të lartë, duke iu afruar standardeve të Evropës.

“… Plani nacional i energjisë e i klimës është duke u hartuar me shpejtësi. Duhet të kemi veprime të qarta. Qeveria ka punuar në mënyrë konkrete, mirëpo edhe sektori privat është hisedar në këtë. Kosova po afrohet sa më shpejtë standardeve të Evropës dhe menaxhmenti integrues i mbeturinave kërkon veprim të thjeshtë. Kosova është ngritur në nivel me të lartë me politikat e këtij problemi. Ne duhet që së bashku të jemi përkushtuar dhe bashkëpunojmë më energji e mbeturina dhe çdo projekt që e mban ajrin e ujin e Kosovës të pastër, po ashtu edhe tokën pjellore”, tha Rohde.

Drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi tha se Kosova ndër vite ka shënuar progres në këtë drejtim.

“Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë, një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbra”, tha Ejupi. /KP/

Exit mobile version