Site icon Telegrafi

Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, masë konkrete për parandalimin e dhunës

Sot, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Plani i Veprimit për 2016 – 2020.

Zëvendësministri Lirak Çelaj falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe thekson se kjo strategji ka qenë prioritet i tij duke marrë parasysh rëndësinë e saj, kategorinë e njerëzve dhe fenomenin që kjo strategji trajton.

Zëvendësministri Çelaj u shpreh i bindur se kjo strategji do të ndikojë në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe se ajo bazohet në praktikat e deritanishme, duke përmirësuar dobësitë që përmbante strategjia paraprake.

Strategjia e re parasheh llogaridhënie më të lartë institucionale, masa konkrete për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, rishikim të legjislacionit, si dhe masa të tjera që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes në këtë fushë.

 

Exit mobile version