Site icon Telegrafi

Strategjia e Sigurisë 2022-2027 diskutohet me dyer të mbyllura në Komision

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka nisur takimin për të shqyrtuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027.

Në këtë mbledhje ishin të ftuar Major Vegim Krelani, nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Valon Gashi, sekretar i Këshillit të Sigurisë.

Enver Dugolli, kryetar i komisionit tha se e konsiderojnë që kjo pjesë do të jetë e mbyllur për shkak se do të diskutojnë në hollësi rreth këtij dokumenti.

“Neve po na intereson të marrim informacione sa më shumë edhe pse është dokument publik”, tha ai.

Exit mobile version