Telegrafi

Strategjia e PTK-së kthehet në Kuvend

Strategjia në fjalë është miratuar javë më parë, por, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe opozita kanë hedhur dyshime mbi procedurat e votimit, pasi në kohën e votimit thuhej se nuk kishte kuorum.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pat thënë se nuk do ta nënshkruante strategjinë, por do ta kthente atë sërish në Kuvend.

Sekretari Krasniqi tha se ende nuk është caktuar data se kur do të kthehet në seancë për rishqyrtim strategjia, e cila parasheh privatizimin e aseteve të PTK-së. /Telegrafi/