Telegrafi

Strategjia e njëjtë që po e përdorë Bruno Fernandes që disa ndeshje, e acaron edhe Ten Hagun

Bruno Fernandes ishte një halë në sytë e gjyqtarit Anthony Taylor gjatë barazimit pa gola të Manchester United me Southampton të dielën.

Si zëvendës-kapiten i United, portugezi ka mbajtur shiritin në krah kohët e fundit, me kapitenin e parë, Harry Maguire, të lënë në stol. Cilësitë drejtuese të Fernandes ishin nën kritika të mëdha pas humbjes 7-0 të United nga Liverpooli fundjavën e kaluar dhe sjellja e tij të dielën e la të hapur ndaj më shumë sharjeve.

Përpara ndeshjes me Southamptonin, Ten Hag konfirmoi se kishte folur me Fernandes për të kontrolluar emocionet e tij: “Emocionet janë arma e tij, por ndonjëherë është shumë e fortë dhe, po, sigurisht që e ndihmoj, e mbështes dhe i jap reagime”.

Lexo po ashtu Casemiro u përjashtua me të kuq, Unitedi luan pa gola ndaj Southamptonit

“Ndonjëherë, ai duhet të tregojë më shumë kontroll mbi emocionet e tij dhe kjo do ta ndihmojë atë të qëndrojë racional në lojë. Ai duhet të luftojë ekuilibrin, kur të përdorë racionalen dhe kur të përdorë emocionin”.

Fernandes u përpoq të gjente atë “ekuilibër” kundër Southamptonit, me zhgënjimin e tij që po e mbërthente. Lojtarët e United ishin të zemërua me arbitrin Taylor pas një ndeshjeje të mbushur me incidente. Ten Hag dha një intervistë të ashpër për Sky Sports në të cilën ai pretendoi se Taylor “ndikoi” në lojë.

Kapiteni i tij ka të ngjarë të jetë dakord me këtë vlerësim, pasi e kaloi lojën duke shprehur pakënaqësinë e tij me gjyqtarin. Pasi Casemiro u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje në Carlos Alcaraz, portugezi u zemërua për të mos u akorduar një penallti në dy raste.

Së pari, ai besoi se Kyle Walker-Peters e faulloi atë kur rrëshqiti për të fituar topin në minutën e 41-të të ndeshjes. Së dyti, ai mendoi se Armel Bella-Kotchap kishte luajtur me dorënë harkimin e Marcus Rashford disa minuta më vonë.

Asnjë penallti nuk u dha dhe Fernandes e bëri të qartë ndjenjën e tij duke bërtitur në fytyrën e Taylor. Portugezi nuk kërkon falje për sjelljen e tij në fushë dhe shpjegoi në fillim të këtij sezoni pse e bën këtë.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Man Utd 0-0 Southampton, zhgënjen Casemiro

“Unë luaj për Man United, kështu që e di që të gjitha kamerat janë te lojtarët tanë, por të gjithë në Ligën Premier e bëjnë këtë”, kishte thënë ai për The Athletic në shtator.

“Në Crystal Palace, (Wilfried) Zaha është gjithmonë duke u ankuar para arbitrit. Kjo është për shkak se ai faulohet, kështu që është normale që ai të ankohet ndaj gjyqtarit. Kjo është normale!”, kishte shtuar më tej mesfushori i Djajve të Kuq. /Telegrafi/