Telegrafi

Strategjia e Motorola-s për të konkuruar Androidët

Lajmin e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, sipas të cilit “Motorola” ka publikuar konceptin e saj të ri të telefonit të mençur dhe laptopit “Atix G4”.

“Për shkak se Androidët kanë aktualisht pushtetin, ne po mendojmë për një mënyrë alternative që të konkurrojmë me këto pajisje. Mënyra që ne kemi menduar është bashkimi i një celulari të mençur me një laptop. Ky është një projekt afatgjatë dhe në do të fokusohemi në këtë fushë.”, – mësohet të ketë thënë shefi ekzekutiv, Sanjay Jha.

Sipas ekspertëve të “Motorola”, testet e para të prototipit “Atix” nuk kanë qenë shumë të suksesshme, ndaj dhe ato mendojnë të bazojnë të ardhmen e këtij celulari në një procesor quad-core, i cili do t’i përgjigjet parametrave të laptopit. / Telegrafi /