Site icon Telegrafi

“Strategjia e Energjisë 2022”, Rizvanolli prezanton pesë objektivat strategjike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me përfaqësues të Kabinetit dhe Departamentit të Energjisë në ME, kanë mbajtur takimin e fundit konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile, para se drafti i Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 të shkojë për konsultime brenda Qeverisë, e më pas në konsultime publike.

Gjatë diskutimit, Rizvanolli me përfaqësues të grupeve punuese kanë prezantuar pesë objektivat strategjike dhe specifike të cilat përfshijnë:

Përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së sistemit ekeltroenergjetik;

Dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtërishme;

Rritja e efiçiencës së energjisë;

Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimi i tregut; si dhe

Mbrojtja dhe fuqizimi i konsumatorëve.

Ndër të tjera, Strategjia e Energjisë 2022 – 2031 është strategjia e parë e energjisë e cila nuk parasheh linjit të ri, parasheh taksën e karbonit dhe parasheh targeta ambiciozë për energji të ripërtërishme, veçanërisht të diellit dhe të erës.

Tutje gjatë takimit, është hapur diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre gjatë vitit të fundit përgjatë procesit të hartimit të këtij drafti.

Komentet dhe sugjerimet e shoqërisë civile si dhe të gjitha palëve të interesit do të mikpriten edhe gjatë fazës së konsultimeve publike, e cila do të fillojë gjatë javës së ardhshme.

Synimet e prezantuara sot dhe që paraqet vetë Strategjia, janë të fokusuara në garantimin e sigurisë së furnizimit, përballueshmërinë për konsumatorin si dhe përkushtimin afatgjatë të Republikës së Kosovës drejt dekarbonizmit.

Exit mobile version