Këshilli i Madh i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasbourg e ka refuzuar ankesën e Qeverisë, çka ka të bëjë me regjistrimi e Peshkopatës Ortodokse të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E informojmë publikun se Këshilli i Madh i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut së Stasbourg, më prill të vitit 2018, e ka refuzuar ankesën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me çka më herët është sjell vendim për regjistrimin e Peshkopatës Ortodokse të Ohrit që të bëhet e pavarur”, theksojnë nga Peshkopata Ortodokse e Ohrit.
“Gjyqi në Strsbourg gjykojë se shteti është fajtor pse nuk është e regjistruar, sepse me këtë e shkel Konventën për të drejtat e njerëzve, të cilën e ka shkruar. Qeveria është ankuar në Këshillin e Madh në Stasbourg, por Këshilli për një kohë të shkurtër e ka refuzuar ankesën dhe ka konfirmuar aktgjykimin. Me këtë aktgjykim, do të ngremë kërkesë deri tek gjykata për regjistrim. Duke parë këtë se Konventa është nën Ligjvënësen e shtetit, gjykata do duhet të na regjistrojë, tha Peshkopi David nga Peshkopata Ortodokse e Ohrit. /Telegrafi/