Telegrafi

Stramaccioni: Sfida është ende e hapur

 “Më duhet ta uroj Romën. Ata e siguruan fitoren në pjesën e parë, por sfida është ende e hapur”.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Roma e filloi shumë mirë pjesën e parë, por ne bëmë çfarë u desh të bënim në pjesën e dytë”.

“E vendosa Guarinin pas Palacios në sulm dhe këta dy ishin rreziku kryesor për ta në pjesën e parë, ndërsa Alvarez në pjesën e dytë pati dy raste shumë të mira”, ka thënë Strama për Rai Sport./Telegrafi/