Telegrafi

Stramaccioni motivon lojtarët përkundër barazimit

“Ne e kemi ditur se kemi qenë në situatë të vështirë. Ne kemi pasur disa mungesa dhe vetëm në moment të fundit u deklaruan të gatshëm Walter Gargano dhe Esteban Cambiasso, që në masë të madhe edhe gjatë lojës u vërejt pamundësia për të shpërthyer në kundërsulme”.

“Unë dua t’i përgëzoj lojtarët e mi, pasi vetëm 15 minuta pa përfunduar takimi ne ishim në disavantazh dhe më pas ishim të zhgënjyer pse nuk fituam. Reflektimi ishte i mrekullueshëm”, është shprehur Stramaccioni. /Telegrafi/