Telegrafi

Strama: S’kemi nevojë për shumë transfere

Interi ka 15 humbje këtë sezon, një statistikë e frikshme për një ekip që për herë të parë nuk do të marrë pjesë në garat evropiane pas 14 vitesh. Interi fitoi tri vite më parë tripletën duke mposhtur Barcelonën në kulmin e formës dhe është hedhur ideja për investime të mëdha në klub.

“Po, ne kemi nevojë për disa top transferime, por sa i përket numrit të tyre, më pak se sa mendoni ju”.
“Interi ka një bazë të mrië: Ne mund ta përmirësojmë atë, por tashmë është e mirë. Interi erdhi nga janari me një lojtarë të jashtëzakonshëm si është Kovacic. Të gjeni një lojtar aq të mirë në moshën 19 vjeçare është e jashtëzakonshme”, ka thënë Stramaccioni.

Interi përballet me Genoan në javën e parafundit të Serie A sot me fillim nga ora 12:30. /Telegrafi/