Telegrafi

Strama: Nuk jemi në krizë, të gatshëm për Romën

 “Në përgjithësi mendoj se ne hymë në këtë ndeshje në formë të mirë. Neve natyrisht se na mungojnë lojtarët në sulm. Cassano do të ketë një test dhe nëse do të jetë i gatshëm do të luajë nga fillimi. Ne duhet të jemi të kujdesshëm me të”.

“Unë do të marr vendimin definitiv pasi të kem biseduar me stafin tim teknik sepse ne natyrisht se nuk mund të lejojmë të humbim edhe Antonio Cassanon”.

“Unë vij nga Roma. Jam një romak dhe familja ime është këtu. Por, kjo është vetëm një ndeshje në të cilën jam i përfshirë dhe asgjë më shumë. Të dyja ekipet sulmojnë, prandaj do të jetë ndeshje e bukur”, theksoi Strama.

Trajneri Nerazzur nuk la pa komentuar as tabelën e Serie A dhe kampionatin në përgjithësi.

“Interi e ka kaluar momentin më të keq, por kampionati është tepër i baraspeshuar dhe secilës ndeshje duhet t’i qasemi me seriozitet. Por, ne jemi të vetdishëm se kemi të bëjmë me një ekip të madh dhe se duhet të kemi shumë kujdes. Do të jetë ndeshje e mrekullueshme”, ka deklaruar Stramaccioni. /Telegrafi/