Telegrafi

Strama: Fitoret ndaj Juves dhe Milanit treguan fuqinë tonë

Nerazzurët kanë pasur një fillim-sezoni mjaft solid me fitore të mëdha ndaj të gjithë ekipeve kryesore në Serie A, pos Romës. Interi është në vendin e katërt me nëntë pikë më pak se Juventusi në vendin e parë, dy pikë më pak se Lazio dhe me pikë të barabarta me Fiorentinën.

“Kthej kokën prapa te fitorja e fundit në derbi. Ajo fitore dhe ajo tjetra ndaj Juventusit treguan se kemi cilësi të jashtëzakonshme teknike dhe takike”.

“Nagatomo u përjashtua dhe ndeshja ka mundur të ndryshojë, por ne bëmë diçka që nuk mund të përshkruhet. Ne ishim motivuar nga tifozët atë ditë”, është shprehur Stramaccioni. /Telegrafi/