Telegrafi

Strakosha tregon se si i priti penalltitë ndaj Interit: Nuk kemi frikë nga asnjë skuadër

MILAN, ITALY - JANUARY 31: Thomas Strakosha of SS Lazio saves the penalty shot of Lautaro Martinez of FC Internazionale during the Coppa Italia match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 31, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Thomas Strakosha ka qenë hero i Lazios në çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit.

Takimi përfundoi pa gola 0-0 dhe dy skuadrat u desh të zhvillonin 30 minuta shtesë.

Pas përfundimit të kohës shtesë rezultati përsëri ishte i barabartë 1-1 dhe ndeshja shkoi në penallti ku Lazio triumfoi me rezultat 3-4.

Strakosha ishte vendimtar në këtë takim pasi priti dy penallti, atë të Lautaro Martinez dhe të Radja Nainggolan.

Thomas Strakosha duke pritur penalltinë e Radja Nainggolan. (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“E parandjeva se Nainggolan do të gjuante në qendër dhe vendosa të qëndroja aty. Natyrisht ishte thjesht çështje intuite, por për fat e prita”, tha Strakosha.

“Lazio është një skuadër që jep gjithçka në fushën e lojës. Besoj që për atë që treguam në fushë e merituam kualifikimin”, u shpreh portieri shqiptar.

Në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Lazio e shqiptarëve do të përballet me Milanin.

Tutje gardiani shqiptar ka thënë se nuk kanë frikë nga askush dhe synojnë të shkojnë në finale.

Festimi i Thomas Strakoshës së bashku me bashkëlojtarët pasi siguruan kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Jemi një ekip që mund të luftojmë në çdo garë. Ne nuk kemi frikë nga asnjë skuadër”.

“Vitin e kaluar mendonim të shkonim deri në fund por u eliminuam nga Milani. Tani sërish luajmë ndaj Milanit dhe shpresojmë që këtë herë t’ia dalim”, përfundoi portieri shqiptar. /Telegrafi/