Thomas Strakosha ka qenë hero i Lazios në çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit.
Takimi përfundoi pa gola 0-0 dhe dy skuadrat u desh të zhvillonin 30 minuta shtesë.
Pas përfundimit të kohës shtesë rezultati përsëri ishte i barabartë 1-1 dhe ndeshja shkoi në penallti ku Lazio triumfoi me rezultat 3-4.
Strakosha ishte vendimtar në këtë takim pasi priti dy penallti, atë të Lautaro Martinez dhe të Radja Nainggolan.
“E parandjeva se Nainggolan do të gjuante në qendër dhe vendosa të qëndroja aty. Natyrisht ishte thjesht çështje intuite, por për fat e prita”, tha Strakosha.
“Lazio është një skuadër që jep gjithçka në fushën e lojës. Besoj që për atë që treguam në fushë e merituam kualifikimin”, u shpreh portieri shqiptar.
Në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Lazio e shqiptarëve do të përballet me Milanin.
Tutje gardiani shqiptar ka thënë se nuk kanë frikë nga askush dhe synojnë të shkojnë në finale.
“Jemi një ekip që mund të luftojmë në çdo garë. Ne nuk kemi frikë nga asnjë skuadër”.
“Vitin e kaluar mendonim të shkonim deri në fund por u eliminuam nga Milani. Tani sërish luajmë ndaj Milanit dhe shpresojmë që këtë herë t’ia dalim”, përfundoi portieri shqiptar. /Telegrafi/