Sassuolo ka gjetur golin e epërsisë 1-0 në ndeshjen ndaj Lazios.
Goli erdhi nga penalltia, pasi Domenico Berardi u pengua në zonë nga portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
Sulmuesi italian, Berardi, u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar në mes të portës për 1-0.
Ky gol erdhi në minutën e 26 të ndeshjes, ndërsa vlen të theksohet se Strakosha u ndëshkua edhe me kartonin e verdhë. /Telegrafi/