Telegrafi

Strakosha shënon një autogol të pabesueshëm, menjëherë bëhet viral në rrjetet sociale

Galatasaray ka kaluar në epërsi ndaj Lazios pas 67 minutave lojë.

Gjiganti turk i është falur një gabimi trashanik të portierit shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.

Manuel Lazzari largoi një top nga zona, derisa Strakosha në tentim për ta kapur atë e fut gabimisht në rrjetën e tij.

Ishte njëri nga autogolat më qesharak të parë kohëve të fundit në futboll.

Gjithsesi dëshpërimi i Strakoshës ishte shumë i madh dhe bashkëlojtarët e tij e ngushëlluan për gabimin e bërë. /Telegrafi/