Telegrafi

Strakosha, portieri i dytë më i mirë në Serie A

Thomas Strakosha është portieri i dytë më i mirë në Serinë A dhe ky është një fakt i statistikave, jo mendimi personal i ndokujt.

Sipas numrave të sezonit që lamë pas, portieri i kombëtares shqiptare dhe Lazios ka një rezultat pritjesh të gjuajtjeve të bëra në portën e tij prej 73.3%.

Më mirë se Strakosha ka bërë vetëm portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili ka një rezultat prej 75.7%. Thomasi ka lënë pas vetes në këtë renditje

Wojciech Szczęsny me 72.9% dhe Lukasz Skorupski po me 72.9%.

Pritet që në sezonin e ri Lazio t’i besojë përfundimisht vendin e titullarit portierit shqiptar, i cili me paraqitjet e bëra falë shansit të marrë nga dëmtimet e shpeshta të Marchettit, duket se i ka bindur drejtuesit e klubit.

Strakosha do të jetë në garë edhe në kombëtaren shqiptare ku do të luftojë për vendin e titullarit me Etrit Berishën. /Telegrafi/