Thomas Strakosha ishte një ndër lojtarët kryesor të Lazios, e cila ka arritur të përfundojë gjatë sezonit që lamë pas në pozitën e pestë në Serie A.
Një ndër ndeshjet më të mira të portierit ishte paraqitja kundër Juventusit, ku reprezentuesi shqiptar i prit një penallti Paulo Dybalas.
Por përveç këtij momenti, 23-vjeçari shqiptar është bërë protagonist edhe i një tjetër episodi përballë bardhezinjve, me një driblim të tepruar kundër Gonzalo Higuainit që fatmirësisht për të nuk përfundoi me topin në rrjetë pasi sulmuesi argjentinas i hoqi nga këmbët.
“Unë nuk mendoj shumë në lojë, nëse top do të kishte përfunduar në gol, do të isha në telashe të mëdha. Të gjithë gabojmë, por gjëja më e rëndësishme është të dimë të reagojmë me kokë”, pohoi ai për lazionews.
Djali i ish-portierit të kombëtares së Shqipërisë, Foto Strakosha pohoi se aktualisht është duke u shëruar pas një lëndimi të pësuar gjatë sezonit të kaluar në ligën elitare italiane.
Theksojmë se për një kohë të gjatë mediat botërore raportuan se për shërbimet e tij po interesohet Liverpooli, i cili vendos në fund ta transferojë portierin e Romës, Alisson Beckerin.
Ndryshe, Strakosha është paraqitur 59 herë në të gjitha garat e mundshme për Lazion. /Telegrafi/