Roma – Lazio, mund të mos jetë derbi i trofeve apo lojtarëve me klauzola marramendëse, por është devinitivisht është një nga derbit lokal më të zjarrtë.
Në javën e derbit qyteti shpesh herë shndërrohet në kaos, kurse stadiumi Olimpico, në një arenë kur gladiatorët ndeshëm.
Para një ndeshje të tillë, natyrisht që nuk mungojnë edhe formacionet e kombinuara.
Këtë herë Lazio dominon me gjashtë lojtarë, kurse Roma me pesë.
Porta i takon lacialëve, në këtë rast shqiptarit Thomas Strakosha. Në mbrojtje dominojnë lojtarët e Romës, kurse mesfusha është krejtësisht e Lazios, ndërsa faza sulmuese e ndarë.
Aktualisht Lazio renditet në vendin e katër me 28 pikë, një më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak dhe renditet në pozitën e pestë. /Telegrafi/