Tottenhami po bën gati ofertë për portierin Thomas Strakosha si zëvëndësues afatgjatë i Hugo Lloris.
Sipas The Sun, Strakosha shihet si pasues i Hugo Lloris dhe e ka shikuar 24 vjeçarin shqiptar në shumë raste.
Reprezentuesi shqiptar do të kushtojë hiç më pak se 35 milionë funte.
Strakosha konsiderohet prej portierëve më të mirë në Serie A dhe në Evropë.
Ai kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha evropiane, kurse këtë edicion është dalluar me paraqitje të shkëlqyera. /Telegrafi/