Telegrafi

Strakosha: Meritonim fitore ndaj Interit

during the serie A match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on December 30, 2017 in Milan, Italy.

Inter nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjet e fundit të këtij viti në Serie A.

Zikalërit dështuan para shikuesve të vetë për të triumfuar duke luajtur pa gola me Lazion.

Gjatë gjithë ndeshjes në fushë u paraqit edhe portieri shqiptar i lacialëve, Thoma Strakosha.

Strakosha pret një goditje të fuqishme të Perisicit

Ky i fundit ka folur pas ndeshjes dhe ka thënë se skuadra kryeqytetase meritonte më shumë se barazimi.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur ndeshjen e 50-të me skuadrën e Lacios. Mendoj se në këtë ndeshje meritonim diçka më shumë se barazimi, por në ‘San Siro’ nuk është asnjëherë e lehtë”, ka thënë portieri.

Lexo po ashtu Inter 0-0 Lazio, nota e Strakoshës dhe të tjerëve (Foto)

Ai më tutje ka kritikuar edhe sistemin VAR pasi që në kvtë formë po mbytet edhe emocioni.

Ndryshe, Lazio ka përfunduar vitin 2017 në pozitën e pestë me 37 pikë dhe katër pikë dhe një ndeshje më pak se Interi i vendit të tretë. /Telegrafi/