Inter nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjet e fundit të këtij viti në Serie A.
Zikalërit dështuan para shikuesve të vetë për të triumfuar duke luajtur pa gola me Lazion.
Gjatë gjithë ndeshjes në fushë u paraqit edhe portieri shqiptar i lacialëve, Thoma Strakosha.
Ky i fundit ka folur pas ndeshjes dhe ka thënë se skuadra kryeqytetase meritonte më shumë se barazimi.
“Jam shumë i lumtur që kam luajtur ndeshjen e 50-të me skuadrën e Lacios. Mendoj se në këtë ndeshje meritonim diçka më shumë se barazimi, por në ‘San Siro’ nuk është asnjëherë e lehtë”, ka thënë portieri.
Ai më tutje ka kritikuar edhe sistemin VAR pasi që në kvtë formë po mbytet edhe emocioni.
Ndryshe, Lazio ka përfunduar vitin 2017 në pozitën e pestë me 37 pikë dhe katër pikë dhe një ndeshje më pak se Interi i vendit të tretë. /Telegrafi/