Thomas Strakosha ka vendosur të largohet nga Lazio pas 10 viteve qëndrim në kryeqytetin italian.
Portieri shqiptar iu bashkua kryeqytettasve nga skuadra greke Panionios U20 dek të rinjtë e Lazios, derisa nga viti 2013 është pjesë e ekipit të parë.
27-vjeçari ka vendosur të largohet nga Lazio në verë si i lirë, pasi kontrata me klubin italian përfundon në fund të këtij sezoni.
Sipas asaj që ka njoftuar gazeta italiane ‘La Repubblica’, Strakosha tanimë ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e tij të re.
Reprezentuesi shqiptar karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier ku ka gjetur marrëveshje me Fulhamin, skuadër e rikthyer në elitë.
Gjithnjë sipas mediumit italian, Strakosha ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me skuadrën londineze, por zyrtarizimi i tij pritet të bëhet pas përfundimit të sezonit.
Fulham u inkuadrua nga pozita e parë e Championshipit në Ligën Premier dhe synojnë të qëndrojnë gjatë në mesin e 20 skuadrave më të mira në Angli.
Për Strakoshën kishte interesime edhe nga skaudrat italiane e gjermane, por ai ka vendosur ta sprovojë vetën në kampionatin më të mirë në botë. /Telegrafi/