Telegrafi

Strakosha ia lë vetes një pjesë të fajit për eliminimin e Lazios

Strakosha (Getty Images)

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha mori përsipër fajin për golin e dytë të RB Salzburg dhe ndjen që ndryshoi gjithçka në kolapsin e tyre në Ligën e Evropës.

Lazio kishte fituar ndeshjen e parë të kësaj çerekfinale me rezultat 4-2 dhe ishte në avantazh 1-0 në Austri, por u shpërbënë në fund për të humbur me rezultat 4-1.

“Lojtarët kanë bërë gjithçka të drejtë, ishte gabimi im në golin e dytë dhe kjo ndryshoi gjithçka që ndodhi më pas”, ka thënë fillimisht Strakosha për Lazio Style Channel.

Lexo po ashtu Berisha dhe Salzburgu në histori, me rikthim fantastik eliminojnë Lazion dhe sigurojnë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

“Është vërtet zhgënjyese, pasi nuk meritonim të largoheshim kështu. Ne pranuam golin barazimit menjëherë pas marrjes së kryesimit dhe ndoshta u frikësuam pak. Në atë moment, ne vetëm u ndalëm”.

Eliminimi i Lazios ishte befasia më e madhe në Ligën e Evropës

 

“Ishte gabimi im për golin e dytë dhe prej andej ishte një terr total ku ne pranuam tri gola në katër minuta”.

Lazio nuk ka kohë për të qëndruar në mundësitë e humbura, pasi të dielën mbrëma ka një përballje kokë më kokë me rivalët e qytetit Romëm për vendin e tretë – dhe një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Salzburg 4-1 Lazio: Berisha ndër më të mirët, dëshpëron Strakosha me notën më të ulët

“Ata janë shumë të motivuar pas arritjes së gjysmëfinales, por ne jemi më shumë se ata, sepse nuk meritonim të dilnim”.

“Një fitore në derbi do të na japë shtysën që duhet të shkojmë përpara”, përfundoi portieri i kombëtares shqiptare. /Telegrafi/