Portieri shqiptar i Lazio, Thomas Strakosha thuhet se është i interesuar të transferohet te anglezët e Newcastle United.
Klubi anglez ka tashmë pronarë sheikët arab nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Suadite dhe tashmë duan ta përforcojnë skuadrën e tyre.
‘Magpies’ kanë qenë të lidhur me shumë lojtar, ku njëri nga ta ishte portieri 26-vjeçar shqiptar, Strakosha, pasi klubi anglez po kërkon të forcojë opsionet e tyre mes dy shtyllave.
Sipas mediumit të njohur Fichajes, portieri i Lazios dëshiron t’i bashkohet Newcastlet pas interesimit të ekipit anglez.
?Thomas Strakosha wants to transfer from Lazio to the Newcastle United team.?#NUFC #SSLazio #Lazio
?VOLE?
? https://t.co/FGB5A8DzJX pic.twitter.com/ho5WNUwiYH— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) November 20, 2021
Strakosha do ta mirëpriste lëvizjen dhe Newcastle mund të sigurojë shërbimet e tij në një transferim të lirë vitin e ardhshëm.
Portieri shqiptar ka humbur tashmë vendin e titullar të Lazio dhe kjo ka bërë që ai të mendoj seriozisht largimin nga kryeqyteti italian. /Telegrafi/