Telegrafi

Stosur – Schiavone, finalja e French Open

Australiania 26 vjeçare, që kishte eliminuar më parë favoritet si Justine Henin dhe Serena Williams, ka ‘djegur’ serben Jelena Jankovic në një duel që zgjati vetëm një orë, e që përfundoi me rezultat deklasues, 6-1 dhe 6-2.

Francesca Schiavone bëhet italiania e parë që ka arritur të kualifikohet në një finale të një ‘grand slam’ turneu, pasi përfitoi nga dorëzimi i ruses Elena Dementieva, që pas setit të parë të humbur prej 7-6, hoqi dorë nga takimi për shkak të një lëndimi.

Finalja e French Open në konkurrencën e femrave, Stosur – Schiavone, zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/