Rep-artisti britanik, Stormzy, ka treguar se ka ndalur së konsumuari lëndë narkotike për shkak të gjendjes së tij mentale.
Krijuesi i hitit “The Big For Your Boots” ka pranuar se tashmë është larg lëndëve narkotike të klasit B, ndërsa rekomandon edhe të tjerët që të veprojnë njëjtë, shkruan The Sun.
“Nëse keni problem mentale, ndaloni së konsumuari lëndë narkotike. Nuk është e mirë për shëndetin mendor”, ka thënë 26-vjeçari.
Një gjë të tillë ai e ka deklaruar përmes një interviste për “Carney’s Community”, e cila ndihmon që përmes aktivitete të parandalojë ofendimet ndaj njëri-tjetrit.
“Unë jam ndier në depresion, do e mbyllja veten dhe të pija marihuanë dhe gjithmonë bëhesha keq e më keq. Nuk të ndihmon në situatën që je”, shtoi ai.
Vitin e kaluar, Stormzy është filmuar duke luajtur poker me shoqëri, ku në tavolinë shihej një qese me lëndë narkotike.
Në po të njëjtin vit, ylli u bë njëri nga solo artistët më të famshëm në Angli. /Telegrafi/