Reperi Stormzy është parë duke u afruar me ish të dashurën Maya Jama, disa javë pasi e përshkroi ndarjen e tyre si “humbja më e madhe që një mashkull mund të ketë”.
MailOnline ka sigurua ekskluzive të reperit, 29 vjeç, duke përqafuar ish-partneren e tij, 28 vjeçe, ndërsa ata morën pjesë në koncertin e Kendrick Lamar në O2 Arena të Londrës të martën mbrëma (8 nëntor).
Të pranishmit treguan sesi dyshja më vonë qëndruan pranë bashkë në zonën VIP, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit teksa shikonin yllin amerikan të muzikës.
Maya, e cila është beqare pas ndarjes nga ylli i NBA, Ben Simmons, 26 vjeç, në gusht, ndoqi koncertin me miqtë e saj, ndërsa Stormzy mbërriti me ekipin e tij drejtues.
Është e paqartë nëse ish-çifti ishte organizuar për t’u takuar, megjithatë pasi u përqafuan, ata vazhduan të kalonin pjesën tjetër të mbrëmjes së bashku.
“Stormzy iu afrua zonës VIP me humor të mirë, me kapuçin e tij mbi kokë. Sapo pa Mayan, iu afrua dhe ata u përqafuan, duke dëshmuar se nuk kishte hatërmbetje mes tyre”, tha një i pranishëm për median.
“Pasi ndau një përqafim, Stormzy iu bashkua sërish festës së tij përpara se të kthehej në zonën VIP më vonë në koncertin ku po qëndronte Maya. Ata janë parë duke qeshur, duke bërë shaka dhe duke kërcyer së bashku. Ishte si kohët e vjetra”, tha tutje ky burim.
Në fillim të këtij muaji, gjatë një interviste me Louis Theroux, Stormzy – emri i vërtetë Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr – u hap në detaje për herë të parë për ndarjen e tij nga Maya.
Dyshja kishin lidhje mes viteve 2016 dhe 2020, romanca e tyre përfundoi mes akuzave se ai kishte qenë jobesnik.
Stormzy pranoi se ndarja kishte pasoja të mëdha mbi të.
“Ndarja ime, ishte ndoshta katalizatori më i madh për rritjen si burrë. Ishte sikur ti ke bërë një gabim dhe ke humbur dikë që ke dashur, dikë për të cilin kujdeseshe, dikë që është i veçantë për ty.
“Kjo është ndoshta humbja më e madhe që një mashkull mund të ketë, apo jo? Larg dikujt që të vdes, kjo është humbja më e madhe që mund të kesh”, deklaroi reperi.
Stormy gjithmonë ka mohuar çdo pabesi, por pranoi se duhej të mësonte disa mësime të vështira për sjelljen e tij.
“Shkurtimisht, mësova se nëse nuk dua të ndihem përsëri kështu dhe nëse besoj se Zoti do të më bekojë përsëri me një grua të mrekullueshme, një familje, martesë dhe të gjitha këto gjëra, Më duhet të bëj gjithë punën e nevojshme që të mos jem më kurrë në atë situate”, u shpreh reperi britanik.
Ndarja shokuese e Mayas me yllin e NBA-së, Ben, erdhi pas një romance shtatëmujore të stuhishme.
Dyshja thuhet se kanë luftuar për të ruajtur lidhjen e tyre në distancë, pasi basketbollisti jeton në New York, ndërsa Maya në Londër. /Telegrafi/