Rep-artisti Stormzy ka dalë jashtë izolimit për t’u bashkuar me protestuesit në Londër.
Krijuesi i hitit “Vissi Bop” është fotografuar në turmë njerëzish afër ‘Parliament Square’, teksa marshonin nën moton “Black Lives Matter”.
Ai është shfaqur me një bluzë të zezë, ndërsa mbante maskë mbrojtëse dhe një kapelë, të dyja këto nga linja e rrobave të tij, shkruan Metro.
Trajneri personal, Armz Korleone, i cili është parë afër reperit britanik, i kishte treguar se klienti i tij kishte dalë që të protestojë në mënyrë paqësore.
Përpos tij, Madonna, Kate dhe Rio Ferdinand, ishin disa nga të famshmit që iu bashkuan protestës së organizuar.
Një gjë e tillë është duke ndodhur për shkak të vdekjes tragjike të afro-amerikanit George Floyd. /Telegrafi/