Aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniels, e ka kujtuar marrëdhënien seksuale me Donald Trump si një përvojë të keqe në jetën e saj.
Ylli i filmave për të rritur, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, ka thënë se nuk ishte tërhequr aspak fizikisht nga Trump, i cili aktualisht është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“E kuptova se në çfarë isha përfshirë dhe thash me vete: ‘Tash po fillojmë’. Kisha bërë gabim që kisha shkuar vetëm në dhomën e dikujt dhe thosha me vete: ‘E ke vënë veten në një situatë të keqe dhe gjërat e këqija ndodhin, prandaj e meriton këtë”.
“E konsideroja si një marrëveshje biznesi”, ka thënë ajo në emisionin e CNN, 60 Minutes, ndërsa ka shtuar se kishin kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur, pas takimit në një turne golfi në Lake Tahoe në vitin 2006.
Sipas Stormyt, Trump i kishte thënë se është e bukur dhe e mençur, dhe i kishte bërë ofertë të merrte pjesë në një shou real televiziv.
Gjatë një takimi tjetër në një hotel në Beverly Hills, Daniels ka thënë se miliarderi e kishte detyruar që ta shikonte një dokumentar me peshkaqenë.
“Ai po e shikonte ‘Shark Week’ dhe më detyroi të ulesha dhe ta shikoja gjithë dokumentarin për sulmet e peshkaqenëve”, ka treguar ajo duke shtuar se atë mbrëmje nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Stormy ka thënë më herët se përfaqësues të Trumpit e kanë paguar 130 mijë dollarë që të heshtte për këtë çështje.
Ndërkaq, presidenti amerikan ka refuzuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me yllin pornografik, si edhe me modelen e Playboy, Karen McDougall, e cila ka pohuar se në të njëjtën periudhë (2006-2007) kishte kryer disa herë marrëdhënie me Trumpin. /Telegrafi/