Site icon Telegrafi

Stormy Daniels thotë se marrëdhënia me Trump ka zgjatur vetëm dy minuta

Stormy Daniels (Foto: Getty Images)

Ylli pornografik, Stormy Daniels, ka thënë se marrëdhënia seksuale me Donald Trumpin ka zgjatur vetëm dy minuta.

Aktorja e filmave për të rritur, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, gjatë një interviste për Vogue ka folur për marrëdhënien me presidentin amerikan në një hotel në Lake Tahoe.

Stormy Daniels (Foto: Getty Images)

39-vjeçarja ka thënë se seksi me Trumpin ka zgjatur vetëm dy minuta.

Lexo po ashtu Lajmet për Stormy Daniels

Sipas saj, seksi ishte si me çdo mashkull tjetër, ndërsa arsyeja pse e ka bërë ishte nga kurioziteti se si ishte Donaldi në krevat.

Stormy Daniels (Foto: Getty Images)

“Sa detaje mund të jap në lidhje me gjërat që kanë ndodhur për dy minuta? Ndoshta jam bujare”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve vazhdon ta mohojë të ketë pasur ndonjë marrëdhënie të çfarëdolloji me yllin pornografik që ka pohuar se në kohën kur ka ndodhur romanca mes tyre, Trumpi ka qenë i martuar me Melanian.

Nga ana tjetër, është raportuar se avokatët e presidentit i kanë paguar 130.000 dollarë Stormyt për ta heshtur këtë çështje. /Telegrafi/

Stormy Daniels (Foto: Getty Images)
Exit mobile version