Telegrafi

Storari afër kalimit në Juve?

Storari ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm i huazuar te Sampdoria, duke ndihmuar këtë ekip të sigurojë pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

33-vjeçari mund të shfrytëzohet për pjesën e parë të sezonit nga Juve, pasi Buffon është dëmtuar gjatë angazhimit të tij në Kupën Botërore me Italinë.

Biankonerët raportohet se dëshirojnë të ofrojnë 4.5 milionë euro për portierin italian, por nuk janë dhënë detaje për kohën se kur mund të arrihet një marrëveshje e tillë. /Telegrafi/