Site icon Telegrafi

“Stop trazirave”: Gjyshja e adoleshentit të vrarë nga policia në Francë bën thirrje për qetësi

Gjyshja e adoleshentit Nahel M. ka bërë thirrje për qetësi pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga policia.

“Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat”, ka thënë Nadia për BFM TV, përcjell Telegrafi.

“Po e përdorin Nahelin si justifikim”, thotë ajo, “Ne duam që gjërat të qetësohen”.

Lexo po ashtu Kaos, qindra të arrestuar dhe mijëra policë të angazhuar - si shkaktoi trazira, vrasja e një adoleshenti nga policia në Francë

“Më dhemb zemra”, tha ajo për paratë e dhuruara për policin që u arrestua pasi qëlloi për vdekje Nahelin të martën.

Por ajo thotë se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.

“Nahel ka vdekur, ka vdekur”, thotë ajo. “Vajza ime është si e humbur… Ajo nuk ka më jetë”.

Teksa përsërit thirrjet e saj për qetësi dhe ndërprerje të trazirave, ajo shton: “Mos i prishni shkollat, mos i prishni autobusët. Janë nënat e tjera që shfrytëzojnë këta autobusë”.

Lexo po ashtu Kush ishte 17-vjeçari Nahel M, që u qëllua për vdekje nga policia franceze në Nanterre?

Ndryshe, Franca përjetoi natën e pestë të trazirave, me përleshje të ashpra mes policisë dhe protestuesve në qytetin e Marsejës në jug, por siç shkruan BBC, nata ishte më e qetë se katër tjerat të mëparshme.

Kujtojmë se trazirat nisën pasi policia vrau të martën një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, Nahel, në periferinë e Parisit, Nanterre.

Si pasojë, qindra njerëz u arrestuan gjatë natës dhe 45 mijë policë u vendosën në rrugët e qyteteve franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version