Ushqimi i përgatitur, i zier duhet të qëndrojë i ngrohtë deri në servirim, apo mund ta ftohni shpejt dhe t’i bëni gati enët e përshtatshme, të cilat i ruajnë dhe nuk i prishin cilësitë e ushqimeve.
Me rastin e gatimit të mishit të pulës, mishit të viçit, mishit të grirë, bërxollat dhe suxhukun, është me rëndësi që të siguroheni që pjesa e tyre e brendshme të arrijë temperaturën deri në 70 gradë Celsius në së paku 2 minuta, transmeton Telegrafi.
Koha më e shkurtër e nevojshme për përpunim të përshtatshëm termik të mishit është:
▪ 60 gradë Celsius – 45 minuta
▪ 65 gradë Celsius – 10 minuta
▪ 70 gradë Celsius – 2 minuta
▪ 75 gradë Celsius – 30 sekonda
▪ 80 gradë Celsius – 6 sekonda
Mishi i viçit jo mjaft i zier apo mishi i pulës mund akoma të bartin mikroorganizma të dëmshëm.
Prandaj është me rëndësi që të kontrolloni ngjyrën e mishit në brendësi, a i kanë lëngjet me gjak pas përpunimit termik.
Shenjat e helmimit me ushqim mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.
Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi, por edhe shtatzënat dhe njerëzit me imunitet të dobët. /Telegrafi/