Site icon Telegrafi

Stones nxeh finalen e ‘Euro 2020’, tallet brutalisht me lojtarët e Italisë gjatë seancës stërvitore të Anglisë

Ylli i Anglisë, John Stones është tallur pamëshirshëm me lojtarët italianë gjatë një seance stërvitore të Anglisë përpara përplasjes monumentale të Tre Luanëve në finalen e Euro 2020 ndaj Azurrëve.

Tre Luanët mundën Danimarkën me rezultat 2-1 në kohën shtesë të mërkurën në Wembley për të prerë biletën e tyre për finalen e madhe të Euro 2020 këtë verë.

Ekipi i Gareth Southgate tani është shumë afër të prek titullin e tyre të parë të Kampionatit Evropian dhe trofeun e parë të Anglisë që nga Kupa e Botës 1966.

Lexo po ashtu Angli – Itali: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Euro 2020

Anglezët u shfaqën të patrazuar nga presioni për t’u përballur me Italinë në formë të Roberto Mancinit, ekip i cili aktualisht është në një seri prej 33 ndeshjesh pa humbje.

Pamjet kanë dalë nga një seancë stërvitore në Angli, kur mbrojtësi 27-vjeçar i Manchester Cityt, Stones tallej me italianët.

Lexo po ashtu Gjashtë fakte që duhet të dini për ndeshjen Itali-Angli, që do të vendosin kampionin e EURO 2020

Në atë video shihet Stones dhe mund të dëgjohet duke thënë “amano” apo lojë me dorë, me gishta të çuar në ajër.

Stones gjithashtu tallej me kundërshtarët e tij të ardhshëm duke u bërë kinse po kërkon lojë me dorë, duke ua kujtuar prekjen e topit me dorë nga Giorgio Chiellini kundër Spanjës. /Telegrafi/

https://twitter.com/CFCMM19/status/1413926184358981632


Exit mobile version