Mbrojtësi i talentuar anglez, John Stones është gjithnjë e më afër kalimit në Manchester City.
Edhe pse nuk luajti shumë në Kampionatin Evropian, Stones ka treguar formë të lartë edicionin e kaluar në Ligën Premier.
Stones ka shprehur haptazi dëshirën për tu larguar nga Everton, pasi dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.
Manchester City pritet të jetë skuadra e ardhshme e anglezit të talentuar.
Sipas medieve angleze, Guardiola e dëshiron lojtarin dhe u ka kërkuar atë me çdo kusht drejtuesve të klubit.
Për t’i siguruar shërbimet e Stones, City është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro. /Telegrafi/