Një shtatore në Georgia, që është quajtur “Stonehenge amerikan”, që të krishterët konservator e cilësojnë si “satanik” është dëmtuar nga një shpërthim me eksploziv.
Një nga katër pllakat e granitit të shtatores është shkatërruar plotësisht, kanë bërë të ditur autoritetet në Georgia, transmeton Telegrafi.
Atraksioni misterioz ishte ndërtuar në Elbertone në vitin 1980, dhe ishte punuar nga graniti me porosi nga një person i panjohur apo një grupi që njiheshin me nofkën “RC të krishterët”.
“Kësaj shtatore dikush i dha aurën e misterit, pasi identiteti dhe qëllimi i saj akoma nuk dihen. Kjo ndihmoi që gjatë viteve të qarkullojnë spekulime dhe teori konspirative për qëllimin e kësaj shtatore”, tha Katy McCarty që heton teoritë konspirative.
Pllakat mbi 5 pesë të larta kanë mesazhe prej dhjetë pjesëve të shkruara në tetë gjuhë të ndryshme, që janë si një lloj udhëzuesi.
Një pjesë e mesazhit bën thirrje që të ruhet popullata botërore në 500 milionë apo më pak, derisa disa pjesë tjera flitet për “riprodhim të mençur”.
Autoritetet në Georgia deri më tani nuk kanë ndonjë të dyshuara për shkatërrimin e shtatores. /Telegrafi/