Site icon Telegrafi

Stone Castle Vineyards and Winery sjell magjinë e verërave në çdo tryezë

Stone Castle Vineyards and Winery, prodhuesi mirënjohur i verërave, është duke kaluar në tjetër fazë të zhvillimit, duke zgjeruar gjithmonë e më shumë tregun ndërkombëtar të shitjes.

Me një traditë të lashtë të prodhimit, kjo Kështjellë e Verërave është e gatshme për të dërguar magjinë e saj të verërave në çdo cep të globit.

Stone Castle ofron përzgjedhjen më të mirë të verërave, me kapacitet prodhimi deri në 13 milionë litra në vit, duke bërë shpërndarjen e produkteve edhe përtej kufijve të Evropës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Afrikë.

Me një vlerë të madhe të trashëguar nga një gjeneratë në tjetrën, Stone Castle ka arritur të përmbushë synimet në tregun global, duke investuar në avancimin e teknologjisë që sjell inovacion në çdo fazë të prodhimit të verërave.

Me ofrimin e gamës së gjerë të produkteve, duke përfshirë varietetet e verërave të kuqe, të bardha, rozë, rakitë dhe së fundmi edhe verën e shkumbuar, përmbushen preferencat dhe shijet e ndryshme të konsumatorëve në mbarë botën.

Stone Castle Vineyards & Winery, emër i njohur për traditën e lashtë dhe cilësinë e lartë të produkteve, është duke vazhduar me shitjen në mbarë boten.

Vizitoni faqen stonecastlewine.com ku përveç produkteve mund të informoheni edhe mbi pakot e degustimeve që ofrohen gjatë vizitave që mund të rezervohen në Bodrumin përdhese “Stone Castle” në Rahovec.

Exit mobile version