Site icon Telegrafi

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Para dy muajve stomatologu Getoar Hoxha është shpallur studenti më i mirë për vitin 2024 nga Global Institute For Dental Education në Implantologji dhe Rigjenerim kockor.

E dy muaj pas, Hoxha në një deklaratë për të Telegrafin ka bërë të ditur se Instituti gIDE ka ndarë një grant arsimor për të mbështetur Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

Stomatologu Hoxha njoftoi tutje se ka pranuar një letër nga doktor Sascha Jovanoviq, themelues i Institutit i cili e ka njoftuar se kanë ofruar 25 licenca për qasje falas në platformën e transmetimit të videos gIDE për një periudhë prej një viti për të avancuar edukimin dentar.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se Instituti gIDE ka aprovuar një grant arsimor për të mbështetur Qendrën Klinike Stomatologjike të Kosovës dhe Departamentet e Kirurgjisë Orale, Periodontologjisë, Protodoncisë. Si pjesë e angazhimit tonë për të avancuar edukimin dentar dhe fuqizimin e praktikuesve me akses në burimet e të mësuarit të klasit botëror, ne po ofrojmë 25 licenca për qasje falas në platformën e transmetimit të videos gIDE për një periudhë prej një viti”, thuhet në letër.

Lexo po ashtu “Ëndrrat bëhen realitet nëse punon për t’i realizuar ato”, stomatologu Getoar Hoxha shpallet studenti më i mirë në botë për vitin 2024 nga GIDE

Platforma gIDE ofron një bibliotekë gjithëpërfshirëse të përmbajtjes video-premium mbi tema të fundit dentare, duke shfaqur leksione, demonstrime klinike dhe intervista nga ekspertë kryesorë në këtë fushë.

“Me këtë grant, 25 individë nga qendra juaj klinike do të jenë në gjendje të kenë qasje në burimet e gjera arsimore të platformës për të përmirësuar aftësitë e tyre klinike, për të qëndruar të përditësuar mbi risitë më të fundit në stomatologji dhe për të çuar më tej zhvillimin e tyre profesional”, thuhet ndër të tjera në letër.

Më poshtë mund ta gjeni letrën e doktor Jovanoviqit, drejtuar stomatologut Hoxha. /Telegrafi/

 

Exit mobile version