Telegrafi

Stomatologët specialistë privatë tashmë pesë muaj kërkojnë takim me ministrin Filipçe

Specialistët privatë stomatologë kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjeve për pagesën mujore dhe shtresën për kryerjen e veprimtarisë mjekësore gjatë kryerjes së specializimit.

“Kërkesat tona janë që të jemi të barabartë dhe të trajtuar si grupi privat i specialistëve nga konkursi i vitit 2016. Kërkojmë të mos diskriminohemi”, thuhet në njoftimin e specialistëve të stomatologjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se që nga qershori kërkojnë takim me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, por pa sukses./Telegrafi/