Site icon Telegrafi

Stomatologët në Maqedoni kërcënojnë me grevë e protesta

Oda e Stomatologëve të Maqedonisë me ultimatum ndaj Fondit Shëndetësor dhe Ministrisë së nëse deri më 10 dhjetor kërkesat e tyre nuk plotësohen do të organizojnë protesta si dhe grevë të përgjithshme.

Ndër shtatë kërkesat e tyre janë edhe rritja e çmimeve për shërbimet specialistike stomatologjike, buxheti i ordinancave të korrespondojë me numrin e të punësuarve, zgjerim të paketave për shërbime specialistike si dhe të ju mundësohet specialistëve të kryejnë punën e tyre në gjithë territorin e shtetit.

Ata ankohen se mezi mbijetojnë si pasojë e pagave minimale të cilat për vite me radhë nuk kanë ndryshuar.

Edhe pse dy drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor sot ndodheshin në hapësirat e Odës së Stomatologëve derisa ekipet e mediave qëndruan aty, ata nuk pranuan të prononcohen përpara mediave lidhur me kërkesat e Stomatologëve.

Exit mobile version