Konsensusi i arritur ndërmjet Athinës dhe Shkupit rreth kontestit të emrit maqedonas e hap rrugën drejt NATO-s. Këtë e deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në komunikatën zyrtare të publikuar në ueb faqen e internetit të organizatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një mirëseardhje për pajtimin, e arritur ndërmjet kryeministrave Tsipras dhe Zaev, pas vendimit për zgjidhje të kontestit për emrin, e udhëhequr nga Athina dhe Shkupi. Kjo marrëveshje historike është nën durimin shumëvjeçar diplomatik dhe në vullnetin e të dyja liderëve të gjejnë zgjidhje për kontestit, të cilët tërhoqën vëmendje në rajon”, thekson Stoltenberg.
Ai bën thirrje që procesi të mbarojë dhe vendimi të formalizohet.
“U bëjë thirrje të dyja palëve që të formalizohet marrëveshja nga të dy liderët. Kjo do të hap rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në NATO dhe do të forcoj paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, vlerëson sekretari i NATO-s. /Telegrafi.