Telegrafi

Stoltenberg tregon se sa para ndajnë për mbrojtje vendet anëtare të NATO-s  

Që nga viti 2014, numri i anëtarëve të NATO-s që ndajnë dy për qind të GDP-së së tyre për mbrojtjen është rritur gjashtë herë, dhe anëtarët evropianë në përgjithësi do ta arrijnë këtë objektiv të shpenzimeve të mbrojtjes këtë vit.

Këto komente i bëri Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

“Këtë vit, unë pres që 18 aleatët të shpenzojnë dy për qind të GDB-së së tyre për mbrojtjen, që është një rekord i ri dhe një rritje gjashtëfish nga viti 2014, kur vetëm tre anëtarë e arritën këtë qëllim”, shtoi Stoltenberg në një konferencë shtypi përpara një takim i ministrave të Mbrojtjes.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e shkatërrimit të anijes ushtarake ruse në Detin e Zi

Sekretari i Përgjithshëm theksoi se anëtarët evropianë do të investojnë gjithsej 380 miliardë dollarë në mbrojtje, që është dy për qind e GDP-së së tyre, por shtoi se një pjesë tjetër e anëtarëve, që shpenzojnë më pak se dy për qind, duhet të fillojnë të ndajnë më shumë për mbrojtje.

Stoltenberg tha se ministrat e mbrojtjes do të diskutojnë për përshpejtimin e mëtejshëm të prodhimit të municioneve, dhe se vetëm në muajt e fundit NATO ka nënshkruar kontrata në vlerë prej 10 miliardë dollarësh.

Ndër të tjera, Gjermania këtë javë nisi ndërtimin e një fabrike të re municionesh në Saksoninë e Ulët, e cila kur të arrijë kapacitetin e plotë të prodhimit, do të prodhojë 200 mijë predha artilerie në vit. /Telegrafi/