Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Transformimi i FSK-së në ushtri vetëm sipas Kushtetutës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka thënë se shteti i Serbisë sa më i fortë dhe më prosperues që të jetë, nënkupton siguri dhe stabilitet më I madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai ka përmendur edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri mund të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Stoltenberg.

Kurse Vuçiq ka thënë se ka përsëritur në disa raste qëndrimin e tyre të qartë karshi Kosovës.

Tutje, Stoltenberg ka thënë se bashkëpunimi me NATO-në prodhon siguri më të madhe për Serbinë dhe partnerët e saj në aleancën ushtarake perëndimore.

Më tej ai ka shtuar se bashkëpunimi në mes të NATO-së dhe Serbisë është duke përparuar.

Exit mobile version